Një gazetare gjermane është pushuar nga puna, pasi u kap nga kamerat duke u lyer me baltë, para se të futej në transmetim live nga Bad Munstereifel.
Gazetarja e RTL Susanna Ohlen, pretendoi se po ndihmonte në pastrimin e qytetit pas shkatërrimit nga përmbytjet masive që kanë përfshirë vendin.
RTL.de kishte botuar një artikull të titulluar ‘Pastrimi pas përmbytjes: Prezantuesja e RTL ndihmon në pastrimin e Bad Munstereifel’, duke vlerësuar kështu kontributin e gazetares.
Megjithatë ajo ishte filmuar nga një qytetar i cili nuk nguroi të shpërndante videon e saj në internet, duke u bërë virale në të gjithë botën brenda pak orësh.
Pamjet tregojnë Ohlen me një këmishë blu, kapele dhe çizme teksa përkulet merr pak baltë me të cilën ajo lyen rrobat e saj, ndërsa ishte e rrethuar nga shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet dhe mbeturinat. Më pas ajo përkulet sërish dhe bën fytyrën me baltë, për ta bërë situatën edhe më dramatike.
Ohlen kishte punuar në RTL që nga viti 2008 dhe kishte prezantuar disa programe të famshme të televizionit. (A2 Televizion)