"Delta" në qarkullim, rriten infektimet, vaksina dhe imuniteti natyral nuk të çojnë në spital

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 16:22 | Aktualitet
"Delta" në qarkullim, rriten infektimet, vaksina dhe imuniteti

Rritja e infektimeve po ndodh për shkak të variantit ‘Delta”. Epidemiologu Ilir Alimehmeti nuk ka asnjë dyshim për hyrjen e tij në vendin tonë. 

"Elementi kryesor tashmë është i qartë që është varianti "delta" që është më i transmetueshëm. Duke qenë që shumë nga shenjat janë më të lehta, njerëzit nuk e venë re dhe e përhapin nga njëri tek tjetri", tha Alimehmeti.  

Situata në spitalin covid pritet të reflektohet pas disa javësh. Por Alimehmeti thotë se nuk do të përballemi me shifrat që patëm në dimër dhe kjo për disa arsye.

"Të vaksinuarit edhe po u infektuan bëjnë klinikë të lehtë. Ata që nuk janë vaksinuar janë të rinjtë të cilët që në origjinën e virusit e kalonin më lehtë virusin. Kjo do të vihet re pak javë më vonë, por nuk do të kemi situatën që kaluam në vjeshtë dhe dimër", shtoi Alimehmeti. 

Epidemiologu Alimehmeti sqaron se vaksinat nuk të mbrojnë nga infektimi, por nga rastet e rënda. Po vetëm imuniteti natyral a na mbron nga Delta? 

"Nga një publikim nga India,  i 8 muajve të fundit, aty ku është Delta, tregon që infektimi i mëparshëm ka një efektivitet 97.7% për mundësinë e riinfektimit, pra mbron, dhe efektivitet 100% për format e rënda. Pra duhet të jemi më të qetë", shtoi ai. 

Ndryshe nga varianti britanik dhe ai klasik i koronavirusit, Delta është më i transmetueshëm, por më pak agresiv. Nis me gjendje rrufe, dhimbje koke, fyti, mund të shoqërohet me diarre dhe temperaturë, lehtësisht i ngatërrueshëm dhe me virozat e stinës.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos