Dekoratat dhe titujt e nderit, Majko kundër qeverisë për ndërhyrjen tek medaljet e ushtarakëve  

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 20:07 | Politikë
Dekoratat dhe titujt e nderit, Majko kundër qeverisë për

Dekoratat dhe titujt e nderit futën në sherr deputetët e Partisë Socialiste me përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave në Komisionin e Ligjeve.

Pandeli Majko mendon se qeveria duhet të heqë dorë nga përfshirja në dhënien e medaljeve për ushtarakët, pasi për këtë ka një ligj të veçantë.

Një tjetër kundërshti e tij bazohet në faktin së qeveria ka injoruar mendimin e Forcave të Armatosura mbi projektligjet për dekoratat dhe titujt e nderit.

Ministrja e Shtetit nuk e mohon një akuzë të tillë, tek e quan të mjaftueshme përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Një shpjegim i Artan Lames për diferencimin e medaljeve shkaktoi pakënaqësi dhe reagim të menjëhershëm nga ana e mazhorancës.

Shumica socialiste nuk e pranoi kërkesën e opozitës që të thirrej në seancë dëgjimore drejtues i Shtabit të Forcave të Armatosura dhe Institucioni i Presidentit, mendimi i tw cilit gjithashtu mungon për këto dy nisma

E vetme mazhoranca miratoi dy nisma e qeverisë, ndërsa opozita edhe pse e pranishme nuk mori pjesë në votim.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos