Rama për prishjen e pallatit te ‘Myslym Keta’: Ishte ngrehinë e rrezikshme, të gjitha familjeve iu jepet bonusi i qirasë!

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 18:40 | Politikë
Rama për prishjen e pallatit te ‘Myslym Keta’: Ishte

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në zonën e Baldushkut në kryeqytet, ku mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të reja për 28 familje, të cilat kanë përfituar nga procesi i rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019. Nga këtu, kreu i qeverisë foli edhe për pallatin e shembur sot te rruga 'Myslym Keta'.

 “Si mund të jetojnë në pallatin që u shemb këto ditë dhe ca njerëzish janë këta që u dalin në mbrojtje ndërkohë që ai pallat bën mu që është një ngrehinë e rrezikshme, një ngrehinë që me një goditje të matrapikut binte dy kate menjëherë. Atyre të gjithëve ju jepet bonusi i qirasë dhe ju thuhet kur të ndërtohen apartamentet e reja do merrni një tëri. Çfarë duhet të bëjë qeveria dhe bashkia”.

Edi Rama

Rama ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka nga ato familje që s’kanë marrë bonus qiraje. Ai tha se çdo familje që i është dëmtuar nga tërmeti trajtohet me bonus qiraje deri në momentin që merr çelësat e shtëpisë së re. Kreu i qeverisë tha se ka edhe nga ato familje që kanë preferuar të rrinë në çadër, por gjithsesi ato e marrin bonusin e qirasë.

“Shpesh herë serviren nëpër pasqyrat e gjysmë të vërtetave pamje familjesh që thuhet se janë braktisur, nuk kujtohet më njeri për ta. Nuk ka një familje të vetme e cila të jetë dëmtuar nga tërmeti dhe të mos i jetë dhënë që në krye të herës bonus i qirasë. Ka familje që kanë preferuar të mos lëvizin nga çadra deri në momentin që kanë marrë shtëpinë. Ka disa që janë nxjerr në TV dhe kemi provuar me dokumente se pavarësisht se jetojnë në çadër ata marrin bonusin e qerasë. Është e drejta e tyre të mos shkojnë të rrinë me qira. Puna e tyre, ne nuk mund ti detyrojmë, por numri i atyre që kanë qëndruar në çadra ka qenë minimal ndërkohë që gjithë të tjerët kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ka plot që s’kanë shkuar në shtëpi me qira, por  ë afërmit, por ky shtet iu ka paguar çdo muaj bonusin e qirasë deri ditën kur kanë marrë shtëpinë”. (A2 Televizion)

Edi Rama
https://a2news.com/2022/12/15/rama-i-vendosur-te-shkojne-dhe-ne-hene-po-te-duan-pallatet-me-shkelje-do-te-prishen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos