Së shpejti do të shkoj në ankand një nga instrumentet muzikore më të jashtëzakonshme dhe të kushtueshme të historisë. Një piano me një tingull unikal, e nisur në 1799, por që rrënjët e saj mund t’i ketë thellë në historinë e njerëzimit. Vlera e saj? Mbi 2 milionë dollarë.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Piano e Pavdekshme”, e ndërtuar në Torino nga Sebastiano Marchisio dhe familja e tij dhe e dhuruar më vonë qytetit të Sienës, nga i cili emri zyrtar, pikërisht “Piano e Sienës”. Legjenda thotë, që druri me të cilin është ndërtuar i përkiste tempullit të Salomonit në Izrael.
Por kjo është legjendë, edhe pse kjo ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e familjeve hebre. Por historia e saj e verifikuar është po aq interesante.
Nazistët e rrëmbyen pianon nga Siena gjatë luftës së dytë botërore, dhe instrumenti u rigjet në Afrikë pas luftës së El-Alamein. Anglezët fitues të asaj beteje historike ia shitën një koleksionisti izraelit, Avner Carmi Yanowski, i cili e rikonstruktoi. Mbesa e tij e shiti fillimisht për 1 milion dollarë, ndërkohë që pronari aktual do ta shesë më një minimum që shkon në 2 milionë dollarë.
Piano është tërësish e gdhendur me motive klasike, por edhe me portretet e figurave të njohura të kulturës dhe muzikës si Pietro Aretino, Handel dhe Mozarti.
Teknikisht, piano ka një tingull karakteristik, diku midis pianos tradicional edhe instrumenteve me tela si harpa dhe kitara. Ekspertët thonë se kjo piano ngre në perfeksion vlerën e kompozimeve të autorëve si Scarlatti, Debussy por edhe Bach dhe Mozarti.
Pritet që në ankandin që do të zhvillohet në Izrael të mblidhen koleksionistë nga e gjithë bota. (A2 Televizion)