
Vitin e shkuar, “Burri që më do mua” do të vlerësohej si vëllimi poetik më i mirë i vitit dhe një ndër 5 librat më të mirë të botuar gjatë vitit 2018, por këtë prag pranvere, nga Adriatike Lami do të mund të lexoni edhe vargje të tjera, këngë për dashurinë, siç i quan vetë autorja.
Librat e saj janë joshës, nëse i sheh nga cilësia e botimit. Ka zgjedhur thuajse gjithnjë një format ndryshe botimi. E njihet po ashtu për optimizmin që ofron poezia e saj. Mjaft të endesh në fletët e vëllimit të fundit poetik “Tango në prill” për të kuptuar që në vargjet e para se këngët e saj të dashurisë janë këngë shendi.
Vëllimi nis me poezi të shkurtra, por sa më shumë lexon, aq më shumë vargjet zgjaten, lakohen e vallëzojnë njëlloj si një tango.
Me një gjuhë shumë melodike, “Tango në prill” edhe pse është ndarë në cikle poezish, vjen si një poemë e vetme kushtuar optimizmit. (A2 Televizion)