Një nga monedhat më të rralla në botë do të dalë në ankand për një shifër tejet të lartë, prej 1.6 milionë paund!
Monedha daton në vitin 723 pas Krishtit dhe është bërë prej ari nga një minierë në pronësi të një pasardhësi të Profetit Muhamed.

Ajo ka disa shkrime islamike, ndërsa ka madhësinë sa një monedhë 1 paund. Besohet se miniera ndodhet midis qyteteve të shenjta të Makka dhe al-Madina, në perëndim të Arabisë Saudite.

“Kjo monedhë është përrallore”, kështu e ka quajtur Stephen Lloyd, një specialist i monedhave islamike. “Jo vetëm që është ruajtur mirë, por gjithashtu është një dokument i rëndësishëm historik”, ka thënë specialisti.
Monedha do të dalë në ankand më 24 tetor në Londër, me një çmim fillestar prej 1.6 milionë paund. (A2 Televizion)