
Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një grua që po kalonte rrugën në aksin Fier-Patos, pranë ish-Parkut të Mallrave.
E lënduara është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton A2CNN.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa trafiku është rënduar në të dyja drejtimet. (A2 Televizion)