Santat guximtarë, sfidojnë temperaturat e acarta, të zhveshur

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 12:26 | Lifestyle

Nëse do të kishte një fjalë që do të për kufizonte këto Santa në qytetin rus të Yekaterinburgut, do të ishte “Të guximshëm”. Pa bluza, ata vendosën të përshkonin me vrap qytetin në Urale, nën vështrimin e habitur të kalimtarëve.

Duke sfiduar temperaturat -15 gradë Celsius, Santat gazmorë këndonin këngë, kërcenin dhe iu shpërndanin ëmbëlsira e mandarina qytetarëve përgjatë rrugës. 

Kjo është hera e tretë që Federata e Notit dimëror të rajonit të Sverdlovsk zhvillon këtë aktivitet. Pasi kalojnë mbi një orë jashtë, pjesëmarrësit marrin veten më pas nëpër sauna, pranë liqenit Shartash.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos