Demokratët kanë lënë mënjanë akuzat dhe janë bërë bashkë në një tryezë festive për të bërë një dolli për festat e fundvitit. Xhelal Mziu ishte iniciatori i tryezës së bashkimit të demokratëve. I pranishëm ishte Sali Berisha, i cili e quajti takimin një fillim të ri të grupit parlamentar. Në këtë drekë festive mes demokratëve ra në sy mungesa e Alibeajt, por e pranishme ishte Jorida Tabaku dhe të tjerë deputetë të njohur si grupimi i linjës zyrtare. (A2 Televizion)
Demokratët bëhen bashkë për dolli, por jo për zgjedhje
