Demokratët iu drejtuan qendrave të posaçme të votimit këtë 30 janar për të zgjedhur mes kandidaturave të publikuara nga komisioni i rithemelimit të PD emrat final me të cilët duan të përfaqësohen në garën e 6 marsit për kryetarë të 6 bashkive. Në Shkodër, Durrës, Vorë, Lushnjë, Dibër e Rrogozhinë votimi nisi në orën 8:00 për t’u mbyllur në orën 17:00. (A2 Televizion)
Demokratët e rithemelimit, zgjedhje të brendshme për caktimin e kandidatëve në 6 bashki
