Dëmtim ende pa nisur sezoni për Dybala, rinovimi në pritje

Nga A2 CNN
22 Korrik 2021, 16:56 | Futboll
Dëmtim ende pa nisur sezoni për Dybala, rinovimi në pritje

Ai që duhet të ishte sezoni i rilindjes për Paolo Dybalan me fanellën e Juventus ka nisur mbrapsht për yllin argjentinas.

Dybala, i pari që mbërriti në grumbullimin e Juventus për sezonin e ri, ka pasuar një dëmtim të llojit tërheqje muskulare por jo aq sa për tu shqetësuar.

Lëndimi do ta mbajë argjentinasin jashtë fushave për të paktën 10 ditë duke bërë që të humbasë ndeshjet miqësore të Juventus duke nisur nga ajo kundër Cesena-s.

Dybala është pjesë e planeve të Allegrit për të ardhmen megjithatë edhe pse është folur shumë, rinovimi me bardhezinjtë nuk ka ardhur ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos