Rey Manaj shkëlqen me Barcelonën, 3 gola në 45 minuta me ekipin e parë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 20:27 | Futboll
Rey Manaj shkëlqen me Barcelonën, 3 gola në 45 minuta me ekipin e

Rey Manaj, sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka debutuar me ekipin e parë të Barcelonës dhe ka arritur të shënojë 3 herë në një pjesë loje.

Manaj e nisi ndeshjen miqësore ndaj Gimnastic nga stoli i rezervave, ndërsa u aktivizua në minutën e 46. Vetëm 14 minuta më pas, sulmuesi shqiptar zhbllokoi rezultatin që ishte mbërthyer në shifrat 0-0.

Na vazhdim, sulmuesi shqiptar realizoi edhe 2 herë të tjera, në fitoren 4-0 të Barcelonës.

Sezonin e kaluar, Manaj ishte pjesë e Barcelona B, ndërsa tashmë është stërvitur me ekipin e parë edhe pse ende nuk dihet nëse do të qëndrojë te skuadra e Lionel Messit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos