Zëvendëskryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, shpjegoi për A2 se si duhet të veprojnë qytetarët në rast se kanë konstatuar dëmtime në banesat e tyre, në mënyrë që ekspertët të vijnë dhe të bëjnë vlerësimin e gjendjes së shtëpive.
“Njoftimi i parë në lidhje me dëmtimet që mund të kenë në pallat apo në banesë, është njësia administrative. Dikush nga stafi shkon në banesë dhe më pas është Instituti i Ndërtimit që bën certifikimin dhe sjell ekspertët e tij, të cilët dalin në përfundim nëse pallati duhet evakuuar, apo është një pallat që nuk përbën rrezik. Me të marrë këtë njoftim nga Instituti i Ndërtimit, qytetarët duhet të drejtohen sërish në njësinë administrative që të marrin strehimin në rastet kur është nevoja”, shpjegoi Ruseti. (A2 Televizion)