Drejtoria Vendore e Policisë
Tiranë ka marrë masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së pronës në zonat e
prekura nga tërmeti, por edhe në të gjithë territorin që ka në juridiksion.
Në çdo lagje të qytetit dhe në të gjitha zonat të
cilat janë prekur nga tërmeti, ka patrullim të pandërprerë nga punonjësit e policisë.
Objektet që janë rrethuar me shirita, por janë
gjysmë të rrënuara apo të dëmtuara, ka shërbim 24 orë me qëllim parandalimin e
vjedhjeve duke përfituar nga situata e krijuar dhe moslejimin e futjes së
banorëve për shkaqe sigurie për jetën e tyre, si në Kombinat, Vorë, Marqinet,
Marikaj dhe në lagjen "Ali Demi".
Policia e Tiranës garanton qytetarët dhe
veçanërisht ata të prekurit nga tërmeti se është tërësisht e angazhuar për të
garantuar rendin dhe sigurinë dhe për të parandaluar vjedhjen e pronës. (A2 Televizion)