Lezha i reziston tërmetit dhe strehon të prekurit

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2019, 12:38 | Aktualitet
Lezha i reziston tërmetit dhe strehon të prekurit

Gjendja e jashtëzakonshme e gjeti Qarkun e Lezhës me 56 pallate dhe 181 banesa të dëmtuara, ndonëse pasojat nuk ishin aq të rënda sa zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Problematikat më të theksuara ishin në Kurbin, ku mbetën pa strehë 2200 banorë, ndërsa në Bashkinë Mirditë u dëmtuan 13 pallate, 1 kopsht, një çerdhe dhe një shkollë.

Brenda qytetit të Lezhës, në rrugën “Shtraus” dhe në lagjen “Beswlidhja”, 3 pallate u rrethuan me shirit dhe u shpallën të pabanueshëm.

Në palestrëne shkollës 9-vjeçare “Kosova”, brenda qytetit të Lezhës, ishin grumbulluar me dhjetwra pjeswtarë të komunitetit rom. Kryqi i Kuq u qëndron pranë, duke shpërndarë ushqime dhe veshmbathje. Ekipet mjekësore kontrollojnë situatën.

Në një kompleks turistik në Shëngjin, vazhdojnë të grumbullohen banorë që janë sjellë nga rrethinat e Lezhës, nga Laçi apo Thumana. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos