Dëmtimet shqetësojnë Shqipërinë, ankth për Abrashin

Nga A2 CNN
4 Qershor 2019, 13:56 | Futboll
Dëmtimet shqetësojnë Shqipërinë, ankth për

Duket se aventura e Edi Rejas në krye të kombëtares shqiptare të futbollit nuk ka nisur shumë mirë.

Edhe Amir Abrashi ka pësuar një dëmtim prej ditës së hënë dhe sot është stërvitur i diferencuar.

Mesfushori rrezikon ndeshjen në Islandë dhe ky është një shqetësim më tepër për Rejan, pas dëmtimeve që mbajtën jashtë ekipit Strakoshën dhe Gjimshitin, ndërsa nga grumbullimi u larguan po me probleme dëmtimesh edhe Grezda e Memushaj.

Ndërkohë, Binaku u dëmtua me klubin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos