Dëmtohet Mavraj, nuk dihet sa do të mungojë

Nga A2 CNN
16 Janar 2019, 19:35 | Futboll
Dëmtohet Mavraj, nuk dihet sa do të mungojë

Fati i keq nuk i ndahet Mavrajt. Pasi mbylli pa shumë sukses aventurën e shkurtër tek Aris i Selanikut, mbrojtësi i kombëtares ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes me klubin e tij të ri, Ingolstadt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale klubi ka njoftuar se Mavraj ka pësuar një frakturë në dorë në stërvitjen e një dite më pare dhe do të mungojë për disa ditë në stërvitje, por pa dhënë shumë konfirmime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos