All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dënim me vdekje për Musharraf, ish presidenti pakistanez akuzohej për tradhti

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 10:27 | Bota
Dënim me vdekje për Musharraf, ish presidenti pakistanez akuzohej
All - Paragraf - 1

Gjenerali Pervez Musharraf, ish-president dhe lider ushtarak në Pakistan u dënua me vdekje gjatë një seance të posaçme në Islamabad. Gjykata me 3 pjesëtarë e dënoi atë për akuzën e tradhtisë së lartë, me të cilën përballej që prej vitit 2013-të.

Musharraf mori pushtetin pas një grushti shteti në vitin 1999 dhe shërbeu si president i vendit nga 2001 deri në 2008-tën. Ai gjendet aktualisht në Dubai, pasi u lejua të largohej nga vendi për trajtim mjekësor në vitin 2016-të.

All - Paragraf - 3

Akuza lidhet me vendimin e gjeneralit për të pezulluar Kushtetutën në vitin 2007 kur impelementoi ligjin e emergjencës për zgjatjen e mandatit të tij. Ai është udhëheqësi i parë ushtarak që përballet me një proces gjyqësor në Pakistan për pezullimin e Kushtetutës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos