
Komiteti Olimpik Rusk ka bërë me dije se Rusia do të marrë pjesë në Olimpiadën e vitit 2020 në Tokio. Përpos përjashtimit nga Agjencia Botërore e Antidopingut për fshirje të provave, Komiteti Olimpik është i bindur se dënimi do të tërhiqet.
Jemi maksimalisht të motivuar për të formuar një skuadër që do të garojë në Tokio me ngjyrat e Rusisë- ishin fjalët e Stanislav Pozhnaikov, kreut të këtij Komiteti.
Më 9 dhjetor, Rusisë iu hoq e drejta për të marrë pjesë në lojërat olimpike dhe në kampionatin botëror, vendim i cili është apeluar, dhe tashmë pritet të marrë formë të prerë. (A2 Televizion)