McLaren nderon mitin e Formula 1 me një variant ekskluziv, vetëm 3 ekzemplarë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 20:53 | Sporte të tjera

Ayrton Senna, edhe pse ka vdekur në majin e vitit 1994 në një aksident tragjik në Imola, mbetet një nga mitet e Formula 1. Prandaj nuk habit zgjedhja e McLarenit për t’i kushtuar legjendës braziliane të shpejtësisë një nga makinat më të shpejta të saj.

Fillimisht, McLaren Senna u shpërnda në 500 ekzemplarë, të prenotuar muaj më parë nga koleksionistët më të mëdhenj në botë.   McLaren Senna arrin shpejtësinë prej 100 km/h për vetëm 2.8 sekondave, ndërsa shpejtësia maksimale shkon deri në 340 km/h.

Por tani gara për ekskluzivitet do të bëhet ende më e fortë, pas lajmit se një version special i saj, e quajtur Mc Laren Senna XP, është realizuar vetëm në tre ekzemplarë.

Të tre makinat kanë variante aerodinamike që përdoren në mjetet që përdoren në garë, dhe secila prej tyre tregon një nga episodet më të rëndësishme të karrierës së pilotit.

E para quhet “Home Victory”, dhe i kushtohet fitores parë të Sennës në Brazil në1991, ku dominojnë ngjyrat e flamurit brazilian.

https://a2news.com/2019/07/03/ronaldo-blen-edhe-mclaren-in-me-te-shpejte-ne-rruge/

E dyta quhet “Master of Monaco”, për të celebruar një nga pistat e preferuara të tij në Montecarlo, ku mbizotërojnë nuancat e bardha dhe të kuqe.

E treta quhet “Lap of the Gods”, dhe ka flamurin britanik për të kujtuar një nga xhirot më spektakolare të Sennës, gjatë Çmimit të Madh të Europës në Silverstone, në vitin 1993.  

Çmimi? Normalisht, tejet i lartë ,fillon nga 1.45 milionë dollarë. Por nuk ka dyshim se do të jenë me qindra ata që nga çdo anë e botës do kërkojnë t’i blejnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos