
Ferrari ka vendosur të zgjasë deri në vitin 2024 kontratën me pilotin Charles Leclerc.
Sipas mediave sportive italiane, paga e pilotit 22-vjeçar nga Monako do të trefishohet, duke fituar 9 milionë euro në sezon.
Kontrata e mëparshme e Leclerc me Ferrari skadonte në vitin 2021.
Viti i parë i të riut me njëvendëshen e kuqe ishte pozitiv. Ai e mbylli kampionatin në vendin e katërt, me 2 fitore dhe 7 “pole position”. Rezultatet e tij ishin më të mira sesa shoku i skuadrës, Sebastian Vettel, i cili fiton 35 milionë euro në vit. (A2 Televizion)