Dënimi me 2 vite burg, Llalla kërkon pezullim dhe shtyrje të ekzekutimit të vendimit

Nga A2 CNN
9 Tetor 2021, 11:07 | Kronikë
Dënimi me 2 vite burg, Llalla kërkon pezullim dhe shtyrje të

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon pezullim dhe shtyrje të ekzekutimit të vendimit që e ka dënuar me 2 vite burg për "fshehje pasurie".

Kërkesa është argumentuar me problemet shëndetësore të Llallës dhe nevojës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Çështja është hedhur në short ditën e djeshme dhe pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme.

Një ditë më parë Prokuroria e Posaçme e shpalli në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla. Pas dy javësh kërkime të dështuara nga policia brenda vendit, SPAK i përcolli Interpolit urdhrin për kërkimin ndërkombëtar të ish-prokurorit të përgjithshëm të dënuar me 2 vite burg. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/08/shpallet-ne-kerkim-nderkombetar-adriatik-llalla/

A2 CNN Livestream

Latest Videos