Panik në qendër të Athinës, një person përplaset me policinë

Nga A2 CNN
8 Tetor 2021, 09:03 | Kronikë
Panik në qendër të Athinës, një person përplaset

Momentet e panikut kanë përfshirë, mëngjesin e së premtes, Athinën. Një person ka vjedhur një makinë dhe pasi është pikasur nga policia ka bërë manovra të rrezikshme për t’u larguar.

Mediat greke raportojnë se policia u vu në ndjekje të automjetit i cili përplasi një postbllok policie, duke lënë të plagosur edhe një efektiv.

Më pas, policia ndërhyri duke e qëlluar me armë në këmbë. Sipas mediave greke, autori i kësaj ngjarje është me origjinë shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos