Dënohet me 27 vite burg mësuesi i fizkulturës që abuzoi me 5 nxënës

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 17:01 | Bota
Dënohet me 27 vite burg mësuesi i fizkulturës që abuzoi me 5

Gjykata e Ankarasë ka dënuar me 27 vite burg një mësues të edukimit fizik në një shkollë të mesme, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me 5 nxënëse.

Në gjykata i akuzuari është shprehur se i ka parë të gjithë ata si miq, pa i ndarë në meshkuj dhe femra, ndërsa i konsideroi kapriço akuzat e ngritura ndaj tij.

Në seancën e kësaj të marte, bordi i gjykatës dëgjoi fëmijët dëshmitarë, të cilët ishin shokë shkolle me të abuzuarit, që studionin në shkollën e lartpërmendur.

Pas deklaratave të dëgjuara, gjykata deklaroi se i akuzuari E.H. kishte kryer veprën penale “abuzimi seksual i fëmijës në shkallën e ngacmimit” dhe e dënoi atë me 27 vjet, 2 muaj e 5 ditë burgim.

Gjithçka nisi në janar të vitit 2022, kur ishin nxënësit e abuzuar, të cilët i treguan familjeve të tyre se çfarë u kishte ndodhur. Menjëherë këta të fundit bënë kallëzimin në polici, dhe autoritetet e arrestuan mësuesin abuzues.  

Sipas akt-akuzës, mësuesi vepronte ndaj nxënësve për të kënaqur shqisat e tij seksuale, ndaj kërkoi që ai të dënohej me mbi 27 vite burg për të shmangur përsëritjen e veprimeve të tilla nga ana e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos