
Një grua është dënuar me burg nga një gjykatë në Irlandë pasi ka shkaktuar dëme “kriminale” ndaj një pakoje me patatina që kushtonin 1,5 euro.
Kathleen McDonagh, 25 vjeç, hapi pakon me Pringles në një supermarket në qytetin Cork para se të kryente pagesën. Asaj nuk i lejohej të hynte në dyqan dhe i tha gjykatës që e kishte bërë veprimin në mënyrë që rojet e sigurisë të ishin të detyruar që ta linin të paguante.
Por tashmë ajo do të qëndrojë dy muaj pas hekurave për dëmtimin e produktit pasi ai nuk mund të nxirrej më në shitje. Gjykata mësoi se McDonagh ishte dënuar edhe në të kaluarën për vepra të ndryshme, si vjedhje dhe dëmtime prone.
E gjitha ngjarja ka ndodhur rreth dy vjet më parë, më 27 dhjetor 2016, ndërsa vendimi u dha vetëm sot. Avokati mbrojtës kërkoi që vendimi të mos ekzekutohej pasi gruaja tashmë ishte e markuar dhe shtatzënë, por kërkesa u refuzua. (A2 Televizion)