Dënohet supermodelja izraelite, fshehu të ardhurat me vlerë 10 mln dollarë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2020, 22:22 | Showbiz
Dënohet supermodelja izraelite, fshehu të ardhurat me vlerë 10

Kohë të vështira për prezantuesen dhe modelen izraelite, Bar Rafaeli. Duke nisur nga 21 shtatori një prej emrave më të njohur në botë do i duhet t’i nënshtrohet 9 muajve pune komunitare, pasi gjykata izraelite e shpalli fajtore në evazion fiskal.

Togat e zeza në Tel Aviv e gjeten atë fajtore pasi në bashkëpunim me të ëmën, Zipi, kanë fshehur të ardhurat për t’i shpëtuar taksave. E ëma u dënua me 16 muaj burg pasi ishte e përfshirë drejtpërdrejtë në këtë situatë.

Hetimet nisën që në muajin korrik, ku u dyshua për fshehje të të ardhurave që kapnin vlerën e 10 milionë dollarëve. Tani që dyshimet u vërtetuan, përveç dënimit, të dyja duhet t’i paguajnë shtetit edhe një gjobë prej 1,25 milionë dollarë, plus taksat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos