
Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në një deklaratë për media mohoi zërat për një largim të mundshëm nga partia ku aderon.
Në të njëjtën kohë, Rama denoncoi Partinë Socialiste se po përdor mekanizma antiligjor në këtë fushatë zgjedhore.
“Ka raste skandaloze të përpjekjeve të dëshpëruara të përfaqësuesve të Rilindjes, të cilët përpiqen të intimidojnë, të bëjnë presion mbi njerëz të LSI, në mënyrë që të bëjnë trembjen dhe tërheqjen e tyre. LSI dhe unë kemi bërë një denoncim në KQZ për funksionarë, drejtues të institucioneve në Vlorë, të cilët në kundërshtim me ligjin janë të përfshirë drejtpërdrejt në zgjedhje”, akuzoi Luan Rama. (A2 Televizion)