PD firmos marrëveshje me PAK, Basha: I rikthejmë fytyrën njerëzore politikës

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 13:49 | Politikë
PD firmos marrëveshje me PAK, Basha: I rikthejmë fytyrën

Partia Demokratike ka firmosur sot marrëveshjen e bashkëpunimit me shoqatat e personave me aftësi të kufizuar për gjithëpërfshirje. Gjatë një takimi me personat me aftësi të kufizuar kreu demokrat Lulzim Basha theksoi se kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negocimesh prej dy vitesh, e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri. 

“Kjo marrëveshje konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri. Kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negociate që ka nisur prej më shumë se dy vitesh. Kjo është një marrëveshje e cila është hartuar nga ekspertët tanë më të mirë dhe ekspertët më të mirë të organizatave tuaja që ka për qëllim të vendos një kulturë të re bashkëpunimi midis qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve legjitim të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Si e tillё unё do tё thoja se themeli i marrëveshjes nuk janë thjesht angazhimet qeveritare, buxhetore por ёshtё: sё pari vendosja e standardit europian i cili parashikon që nё gjithё vendimmarrjet e rëndësishme qё kanё tё bёjnё me çdo sferë, me çdo aspekt tё jetës, tё sfidave dhe tё pritshmërive tё personave me aftësi tё kufizuara, konsultimi, bashkërendimi, bashkёvendimarrja dhe angazhimi i përbashkët nё zbatimin e detyrimeve qё rrjedhin nga këto vendimmarrje, janë instrumenti qё e çon përpara kauzën e drejtë dhe vuajtjet, dhimbjet dhe pritshmëritë e personave me aftësi tё kufizuara”.

Sipas Bashës kjo marrëveshje do të ndryshojë mentalitetin dhe kulturën qeverisëse, ndërsa pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuar në vendimmarrje është një standard europian.

“Ndryshimi i parё tё jetë njё ndryshim nё mentalitet, nё përqasje, siç e thash nё kulturën e re qeverisëse sepse fakti ёshtё qё nё këto 30 vite ky standard i mirëqenë nё Europë i konsultimit, i vendimmarrjes sё përbashkët, i vetadministrimit dhe i besimit reciprok e nё veçanti i besimit i qeverisё te përfaqësuesit legjitim tek organizatat e personave me aftësi tё kufizuara ka njohur uljet e ngritjet e saj. Sot unë do ta ndërmarr këtë angazhim në emër të Partisë Demokratike, të koalicionit tonë, Aleancës për Ndryshim dhe gjithë koalicionit tonë i cili më 25 prill me votën e shqiptarëve do të marrë përsipër barrën e qeverisjes. Përtej të qenurit pjesa më vunerabël, mënyra se si qeveria i trajton, është tregues i shkallës së emancipimit të qytetërimit dhe i fytyrës njerëzore të politikës së atij vendi”.

Nga ana e tij përfaqësuesi i PAK, Sinan Tafaj tha se është hera e parë në 30 vjet që një forcë politike ofrohet për të ndërtuar partneritet dhe aleancë më këtë komunitet.

“Është hera e parë që në 30 vjet një forcë politike si e juaja ofrohet për të ndërtuar partneritet dhe aleancë më këtë komunitet dhe për ta trajtuar kaq seriozisht sa të nënshkruhet një marrëveshje kaq e rëndësishme dhe kaq thelbësore. Për të sqaruar opinionin publik dhe vetë personat me aftësi të kufizuar që në Shqipëria së bashku me kujdestarët e tyre arrijnë afër 170 mijë, ju bëjmë të qartë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për faktin se e personat me aftësi të kufizuara do të trajtohen me dinjitetin e tyre për të përfaqësuar vetveten në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet organizatave të tyre përfaqësuese, të jene partnerë në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe në të gjitha përpjekjet që shoqëria, qeveria do të bëjë për integrimin e tyre”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos