Denoncimi i sindikatës: Lojtarët e Superiores pa rroga edhe para koronavirus

Nga A2 CNN
9 Maj 2020, 21:33 | Futboll

Futbollistët e Kategorisë Superiore nuk paguhen prej muajsh, një problem që regjistrohej përpara mbylljes së aktivitetit nga pandemia koronavirus.

Denoncimi për situatën e rënduar financiare në kampionatin elitar vjen nga Sindikata e Futbollistëve Profesionistë, pas mbledhjes së zhvilluar rreth problematikave në sportin shqiptar.

Në mbledhje ndodheshin edhe pëfaqësueset e futbollit për femra

“Nga futbollistët jemi vënë në dijeni se prej disa muajsh nuk paguhen, ndërsa në këtë periudhë, mosdhënien e pagave presidentët e kanë justifikuar me situatën e pandemisë”, shkruhej në njoftim.

https://a2news.com/2020/04/18/solidarizimi-ne-pandemi-sindikata-e-futbollisteve-ndihmon-komunitetin-e-sportit/

Në takimin me disa prej lojtarëve kryesorë të Superiores, Sindikata vendosi si prioritet nënshkrimin e kontratës kolektive të futbollistëve, ndërsa i kërkoi federatës dhe Ministrisë së Shëndetit të jetë e pranishme në diskutimet për rifillimin e sportit, për të mbrojtur interesat e futbollistëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos