Pas përgatitjeve në shtëpi apo në natyrë, ylli shqiptar i Malaga-s, Keidi Bare, ishte një prej futbollistëve të parë që zbritën në fushë, për të nisur stërvitjen individuale.
Mesfushori 22-vjeçar ndoqi të gjithë rregullat e protokollit sanitar, në seancën e parë të zhvilluar nga skuadra, prej ndërprerjes së aktivitetit nga pandemia Covid-19.
Bare zbatoi rregullat e forta të sigurisë, dezinfektoi duart, ndërsa gjatë hyrjes në fushën e stadiumit “La Rosaleda” mbante edhe maskën dhe dorezat mbrojtëse.
Për seancën stërvitore, ku u asistua nga një pjesëtar i stafit, Bare e hoqi maskën, ndërsa vijoi të mbante dorezat. (A2 Televizion)