Paulo Dybala nis jetën normalisht, pasi ishte një prej futbollistëve të parë në Serie A, që rezultuan pozitivë me koronavirus.
Ylli i Juventusit u paraqit në qendrën stërvitore të klubit, për të zhvilluar stërvitjen e parë individuale në fushë.
Sulmuesi mbante maskë në makinë, ndërsa u prit me entuziazëm nga të pranishmit. Argjentinasi ishte një prej atyre që përjetuan ankthin e Covid-19, duke qenë i infektuar për plot 46 ditë. (A2 Televizion)