
Shërbimet e policisë në Komisariatin nr.6 të kryeqytetit arrestuan një person për dhunë në familje. Arrestimi i shtetasit R.H. erdhi pas denoncimit të 37-vjeçares A.K. i cila e akuzonte bashkëjetuesin e saj se e kishte dhunuar.
Por gjatë kontrollit në banesën e të dhunuarës policia gjeti një pistoletë të fshehur në sahatin e ujit duke çuar në arrestimin e menjëhershëm të saj për armëmbajtje pa leje.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. (A2 Televizion)