Makina përplas dy të mitur në Kamëz, dërgohen në spital

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 12:44 | Kronikë
Makina përplas dy të mitur në Kamëz, dërgohen në

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve të mitur ka ndodhur mesditën e së martës në Kamëz.

Policia ka bërë të ditur se automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos