Deputetët iranianë thirrje kundër SHBA: Shpërndan kaos në Botë

Nga A2 CNN
23 Qershor 2019, 17:46 | Bota
Deputetët iranianë thirrje kundër SHBA: Shpërndan kaos

Një situatë e pazakontë u regjistrua në parlamentin e Iranit, ku dhjetëra ligjvënës nisën të thërrisnin në kor “Vdekje Amerikës”, pas fjalimit të një prej kolegëve të tyre i cili akuzoi Shtetet e Bashkuara si terroristët e vërtetë të Botës.

“Amerika është vendi më terrorist në Botë duke shpërndarë kaos në vende të tjera dhe duke i dhënë armë të avancuara grupeve terroriste, duke shkaktuar shumë pasiguri. Me pas ata të vijnë dhe të ftojnë që të ulesh dhe të negociosh”, tha gjatë fjalimit zv.kryetari i Parlamentit, Masuod Pezeshkin.

Tensionet mes SHBA dhe Iranit kanë arritur në ekstrem në javën e fundit pas rrëzimit të një droni amerikan survejimi nga trupat iraniane dhe vendimit të SHBA për të sulmuar disa baza të Republikës Islamike, vendim që u tërhoq nga presidenti Trump në sekondat e fundit.

Në një deklaratë për shtyp, ditën e premte, presidenti Trump u shpreh se vendosi në fund që të tërhiqte urdhrin për sulm ushtarak në Iran pasi nga bombardimet do të humbnin jetën të paktën 150 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos