Deputetët e opozitës parlamentare takuan disa prej përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe partitë e vogla jashtëparlamentare të të dy kampeve. Gjatë mbledhjes deputeti Selami Jenisheri, kryetar i Partisë së Bashkimit të Pensionistëve, zbuloi sesi kishin tentuar ta rrëmbenin për të sabotuar performancën e tij politike. “Pas meje është një kontingjent prej 650 mijë vetëve, mua më djegin shpinë, tentojnë të më vrasin, të më shkatërrojnë biznesin, si e si që ky njeri që drejton këto 650 mijë vota të mos ketë fuqi me marrë fuqi”, tha Jeniçeri. (A2 Televizion)
Deputeti: Pas meje, 650 mijë vota, kanë tentuar të më vrasin
