Derbi i Shqipërisë hap javën e 12 Superiore, luhet pa tifozë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2019, 08:25 | Futboll
Derbi i Shqipërisë hap javën e 12 Superiore, luhet pa tifozë

Tirana dhe Vllaznia hapin javën e 12 të Kategorisë Superiore pasditen e sotme. Bardheblutë kërkojnë të heqin shijen e hidhur të lënë nga ai gol i pësuar në sekondat e fundit në barazimin 1 me 1 me Teutën.

Vllaznia do të provojë të dalë nga kriza e javëve të fundit përballë Tiranës, ndërsa nuk do të ketë në stol as trajnerin Mirsad Jonuz, pas pezullimit me dy ndeshje.

Derbi i Shqipërisë Tirana-Vllaznia luhet këtë të premte në stadiumin ‘Selman Stermasi’ pa praninë e tifozëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos