
Arsenal ishte befasia e madhe e këtij edicioni në Europa League. Skuadra angleze e kuotuar si një nga pretendentët e këtij trofeu u eliminua nga Olympiakos që në 1/16.
180 minutat e të dyja përballjeve nuk mjaftuan për të shpallur skuadrën e kualifikuar, duke bërë që gjithçka të zgjidhej në shtesë.
Aubamejang shënoi në minutën e 113 duke e kthyer në festë por kur gjithçka u mendua e kryer, “topçinjtë” u shokuan nga një gol në minutën e 120-të të grekëve, me Olympiakos që arriti kështu një kualifikim të pabesueshëm. (A2 Televizion)