Europa League, Inter dhe United kalojnë me lehtësi në turin tjetër

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 22:55 | Futboll
Europa League, Inter dhe United kalojnë me lehtësi në turin

Inter ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj bullgarëve të Ludogorets për të kaluar në fazën e 1/8 të Europa League.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, në një San Siro të boshatisur në kuadër të masave për koronavirusin, mposhti me rezultatin 2-1 kundërshtarët modestë, falë golave të Biraghi dhe Lukaku, të cilët përmbysën golin e Oliveira-Souza.

Të tre golat e takimit u shënuan në pjesën e parë.

Ndërkohë, Manchester United shkatërroi 5-0 Club Brugge, në një ndeshje që u zgjidh që në pjesën e parë, kur njëri nga lojtarët e ekipit belg u ndëshkua me karton të kuq pasi vendosi të marrë rolin e portierit dhe ndaloi me dorë në zonë një goditje që po shkonte drejt portës.

Penalltia e Bruno Fernandes i hapi derën goleadës së ekipit anglez, që shënoi edhe 4 herë të tjera me Ighalo, McTomminay dhe Fred (2 herë). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos