Deschamps: Ndeshje themelore

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 17:46 | Futboll
Deschamps: Ndeshje themelore

“Është një ndeshje e madhe për të filluar këtë turne. Është një ndeshje themelore për ne, por edhe për Gjermaninë sepse jemi kombëtaret më të mira në Europë”.

Kështu deklaroi trajneri francez Didier Deschamps në koferencën për shtyp para ndeshjes Francë-Gjermani, e vlefshme për grupin F.

“Ata kanë cilësi individuale dhe nuk kanë pozicione fikse. Havertz mund të lëvizë në të gjithë fushën dhe Gnabry mund të sulmojë ose të vrapojë në mbrojtje. Ka dhe lojtarë të tjerë si Werner apo Sane me profile të ndyshme. Këtë ndeshje do të njohim skuadrën e tyre,” shtoi Deschamps. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos