Spanjë, Luis Enrique: U vërshëllye Morata? Degjova të duartrokitej

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 17:42 | Futboll
Spanjë, Luis Enrique: U vërshëllye Morata? Degjova të

Në fund të ndeshjes kundër Suedisë, Luis Enrique mbron Alvaro Moratan.

“Unë pashë që tifozët e duartrokitën. Kjo është një çështje që duhet të përpiqem t’u japë forcë lojtarëve të mi. Morata është një lojtar shumë i mirë që bën mirë si në sulm ashtu dhe në mbrojtje", tha trajneri spanjoll.

"Sa i përket ndeshjes, kundërshtari vendosi të mbrojë dhe të rrezikojë me pasime të gjata për të krijuar rrezik. Barazuam dhe më vjen keq për lojtarët dhe tifozët, ishte dita për t’u kushtuar një fitore atyre,” shtoi Luis Enrique. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos