Dështimi i negociatave brenda PD, Bogdani: Nuk është lajm i mirë, por besoj te baza demokrate

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 20:15 | Politikë
Dështimi i negociatave brenda PD, Bogdani: Nuk është lajm i

Dështimi i negociatave brenda PD nuk është aspak një lajm i mirë, por Gerti Bogdani ka besim te demokratët në bazë të cilët sipas tij do të bëhen bashkë në këto zgjedhje. Në studion e Debatit në A2 CNN kandidati demokrat për primaret për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Tiranës, ai tha se kjo çështje shkon përtej interesave të PD-së.

“Nuk është aspak lajm i mirë. Kjo çështje është bërë telenovelë dhe e ka lodhur publikun dhe demokratët. Por pavarësisht se ç'ndodh në kupolën e PD, unë besoj se demokratët në bazë do të jenë bashkë në fushatën e ardhshme elektorale, në varësi të kandidatit, se  kjo çështje shkon përtej interesave të PD, është çështje e interesit të qytetit”.

Për Bogdanin, dështimi i negociatave mes grupimit të Alibeaj dhe Berishës, nuk ndikon në garën e  brendshme dhe primaret, por ka impakt në garën përballë Veliajt. Edhe këtu ai shpëtimin e sheh te baza.

“Garën e brendshme nuk e impakton as procesin e primareve do ta impaktonte nëse do kishte marrëveshje, ndërkohë që garën përballë Veliajt e impakton, por në varësi të kandidatit demokratët poshtë në bazë do të jenë bashkë”.

Pasditen e sotme grupimi brenda Partisë Demokratike që njihet si “Alibeaj” njoftoi se nuk do të ketë negociata me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij për zgjedhjet e ardhshme vendore. Palët nuk arritën një marrëveshje për njohjen e statutit të 11 dhjetorit, pavarësisht se në fillim u duk se kishte vullnet mes palëve për të pranuar kandidaturat në primare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos