Shtimi i destinacioneve të reja me kosto të ulët ka rritur ndjeshëm edhe fluksin e pasagjerëve gjatë tetorit. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Aviacionit Civil, trafiku ajror ka shënuar rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, e barabartë me mbi 340 pasagjerë.
Me 51% të totalit, Italia mbetet edhe destinacioni kryesor drejt të cilit fluturojnë shqiptarët, duke zotëruar pjesën më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin shtator. Ndërkaq, rritje të konsiderueshme sipas të dhënave kanë shënuar edhe fluturimet Charter, duke rrëmbyer kështu 15% të tregut ajror. (A2 Televizion)