Destinacionet më të mira për vitin 2022, mes tyre dhe një vend ballkanik

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 11:21 | Lifestyle

“Lonely Planet”, kompania prestigjioze ndërkombëtare e librave udhërrëfyes të udhëtimeve ka renditur listen e 10 vendeve që duhen vizituar në vitin 2022.

Ekonomike por dhe të sigurta nga pandemia, në listë gjejmë të përfshira nga xhevahiret e fshehura të shkretëtirës së Omanit deri te ujërat e shkëlqyer blu të Belizes apo dhe tek një vend ballkanik si Sllovenia.

Në vend të parë renditen Ishujt Kuk, të përbërë nga 15 ishuj koralë dhe dy shkëmbinj nënujorë, duke qëndruar në krye të listës së dëshirave për shumë persona të apasionuar pas ujërave të kristaltë, sporteve ujore, ushqimit të shijshëm si dhe kuriozitetit për të njohur komunitetin vendas Maori.

Vendi i dytë shkon për mbretëreshën e dimrit, Norvegjinë, një destinacion që është përfshirë vazhdimisht në listën e vendeve më të lumtura në botë. Cili është sekreti i tyre? Me siguri ai gjendet tek lidhja e fortë e vendasve me natyrën.

Pas Norvegjisë, renditet parajsa Mauritius. Pyetja më e shpeshtë në Google për këtë ishull lidhet me vendndodhjen e saj. Ishulli përrallor ndodhet në Oqeanin Indian rreth 700 milje në lindje të Madagaskarit. Disa nga arsyet kryesore për arrastisjem tropikale, përpos plazheve mahnitëse janë kultura e racave të ndryshme që banojnë në të, resortet luksoze, një kryeqytet i vjetër kolonial, një nga kopshtet botanike më të mira në botë dhe jeta e natës.

https://www.youtube.com/watch?v=vRS-IToYBl4

Vendi i katërt shkon për Belizen, ku mund të eksploroni rrënojat e Majave, të notoni në ujërat e kaltër dhe të shikoni kafshë të egra të jashtëzakonshme.

Sllovenia, është gjithashtu në këtë lsitë, duke mbajtur me krenari vendin e pestë. Sllovenia përshkruhet si një vend që nuk është as ballkanik, as mesdhetar, as alpin, por një koktej i të treve. Falë përmasave të vogla të vendit, vizitorët mund të vizitojnë në një kohë të shkurtër shumë destinacione, nga liqeni i Bledit që të lë pa frymë deri te kryeqyteti i zhurmshëm i Lubjanës.

Në vendin e gjashtë renditet Anguilla, me ishullujt e mrekullueshëm tropical. Ky vend është I famshëm për detin akuamarin, 33 plazhet publike, hotelet, ushqimin si dhe qasjen e tij të përgjegjshme ndaj shëndetit publik në mes të pandemisë.

Një tjetër perlë është Omani ku në Musandam, në kufi me ngushticën e Hormuzit, malet arrijnë lartësinë 2000 metra duke krijuar një sfond spektakolar. Por kjo nuk është gjithçka që Omani ka për të ofruar. Brenda të njëjtit udhëtim, ju gjithashtu mund të përjetoni "Lagjen e zbrazët", një hapësirë e shkretëtirës ku Omani takohet me Jemenin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendi I tetë është rezervuar për Nepalin, për të cilin është pothuajse e pamundur të flitet pa përmendur malin Everest. Por ky komb ka shumë më tepër se malin më të lartë në botë. Në rajonin e largët të Mustang udhëtarët mund të eksplorojnë shkretëtirën e lartë dhe të takojnë vendasit, duke ngrënë specialitete nepaleze.

Pas Nepalit, renditet Malavia ku ndodhet liqeni i nëntë më i madh në botë, safari ku mund të shikoni elefantët, babuinë, hipopotamë dhe kafshë të tjera në habitatet e tyre vendase, të gjitha me një çmim ekonomik. Vendin e dhjetë e zë Egjipti, shtëpia e Piramidave të Gizës, një nga shtatë mrekullitë e botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos