Detaje nga vrasja në Sarandë, policia identifikon viktimën dhe autorin e krimit

Nga A2 CNN
17 Gusht 2022, 20:07 | Kronikë
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia identifikon viktimën dhe

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur me thikë pasditen e së mërkurës në qytetin e Sarandës.

Sipas policisë, dyshohet se vrasja me thika ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos