
Gjykata Penale e Maqedonisë së Veriut shpalli fajtorë organizatorët e dhunës së 27 prillit të vitit 2017 në parlament.
Dënimi total ndaj 4 personave ishte me 25 vite burg për akuzën e “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë së vendit”.
Mes të dënuarve ishte ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministri i Transportit, Mile Janakieski, ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i policisë sekrete DSK, Vladimir Atanasovski. Avokatët e tyre njoftuan se do ta apelojnë vendimin.
Më 27 prill të vitit 2017, qindra mbështetës të VMRO-DPMNE sulmuan godinën e kuvendit në Shkup dhe dhunuan deputetë të LSDM-së dhe kreun e saj, Zoran Zaev.
Më këto veprime ata kundërshtuan zgjedhjen e kryeparlamentarit të parë shqiptar, Talat Xhaferi dhe kërkonin të pengonin formimin e qeverisë së re. (A2 Televizion)