Dhuna ndaj Egnatias, Disiplina përjashton Tërbunin

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 19:38 | Futboll
Dhuna ndaj Egnatias, Disiplina përjashton Tërbunin

Dhuna në Pukë i ka kushtuar skuadrës së Tërbunit përjashtimin nga kampionati dhe zbritjen një kategori më poshtë.

Komisioni i Disiplinës dha ndëshkime të forta për dhunën e regjistruar në fundin e ndeshjes me Egnatian, të vlefshme për Kategorinë e Parë.

Sfida vendimtare për mbijetesën, përfundoi në barazim 1-1, me situatën që agravoi në fundin e lojës. Futbollistët e ekipit nga Rrogozhina u dhunuan në fushë, me agresionin që vijoi edhe në ambientet e brendshme të stadiumit.

Ekipi i Egnatias qëndroi i ngujuar në dhomë, deri në mbërritjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët i shoqëruan në dalje të qytetit të Pukës.

Përveç përjashtimit të ekipit të Tërbunit, Disiplina vendosi përjashtimin përjetë nga futbolli të zyrtarëve të klubit, Dritan Frroku, Alfons Gjergji dhe Mark Frroku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos