Dhunë nga tifozët në Tiranë, disa të plagosur, mes tyre edhe policë

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 22:17 | Futboll

Nuk kanë të ndalur incidentet në prag të ndeshjes së futbollit mes Romës dhe Feyenoord e vlefshme për finalen e Conference League.

Tifozët e Romës kanë dalë në rrugën pranë Drejtorisë së Policisë dhe kanë nisur të godasin me sende të forta makinat që kalonin.

https://a2news.com/2022/05/24/tifozet-holandeze-perplasen-me-policine-plagoset-nje-efektiv/

Deri tani raportohen disa të lënduar, ndërkohë që kanë ndërhyrë forcat e policisë, të angazhuara për mbarëvajtjen e aktivitetit futbollistik.

https://youtu.be/3qPYcFBJRdM

Më herët, ishin tifozët e Feyenoord që u përplasën me forcat e policisë, pasi marshuan në rrugë në tentativë për të shkuar te tifozët e Romës.

Ndërkohë që raportohet se përforcime për policinë po vijnë dhe nga Vlora. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/24/holandezet-dhunojne-shqiptarin-shoqerohen-8-tifoze/

A2 CNN Livestream

Latest Videos