
Dy persona janë vënë në pranga në Fier, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi sipas policisë, kanë dhunuar dhe kanë marrë peng për 2 orë një 25-vjeçar.
Në pranga janë vënë shtetasit E. A., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin B. A., 40 vjeç, banues në Fier.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë”, bën të ditur policia. (A2 Televizion)