
Pedagogu Mark Marku foli mbrëmjen e sotme në emisionin “I ftuarit” të gazetarit Endri Xhafo mbi situatën e krijuar nga protestat e studentëve.
Marku u shpreh se është ligji i arsimit të lartë ai që ka shkaktuar të gjithë këtë krizë. “Unë mendoj se këtë krizë e ka shkaktuar arsimi i lartë, ku e gjithë pesha e arsimit bie mbi studentët e varfër”, tha ai.
Më tej, pedagogu theksoi se Kryeministri duhet të plotësojë menjëherë kërkesat e më pas të nisë edhe njëherë dialogu për sistemin.
“Ajo që thotë Rama për dialog më duket lojë e rëndë dhe pa kuptim. Ndërkohë, në një fazë të dytë, ka kërkesa që kërkojnë kohë shumë të gjatë për t’i dhënë zgjidhje. Duhet të fillohet edhe njëherë dialogu për modelin e sistemit të arsimit. (A2 Televizion)